• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjegjësia politike baraz me mundësinë?!

by Ben Andoni
20/11/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Pak muaj para zgjedhjeve 2025, politikanët kryesorë u kanë vënë detyra të vështira vartësve. Këta të fundit, u duhet të mbushin sallat për ta; duhet të glorifikojnë për çfarëdo gjëje Rama-Berishën; duhet të binden dhe… të dalin sa më shumë në votime. Politikanët, që mundohen të dalin nga rreshti, u duhet të kujtohen se do ta rifillojnë sërish nga fundi, në pritje që t’i riciklojnë ata, zotat. Më të guximshmit, që formojnë organizata partiake, do anatemohen dhe lëshohen, nëse nuk pranojnë verdiktin e 1-shave të partisë. Sikur të mos ketë individualitete dhe “rishtarë”, që tashmë po i kërkon historia politike shqiptare.

Në fakt, përgjegjësia politike është çka merr përsipër një individ i angazhuar në momente të caktuara për të përballur situata dhe problematika, që i japin vendit rezultate. Kuptohet, përmes forcës që përfaqëson. Nëse tek ne, caktimet e dy kryeministrave teknikë Ylli Bufi dhe Vilson Ahmetit tashmë janë harruar, ato shndërruan në momentet më të vështira problematika gati jetësore të shqiptarëve, ku mbahet mend shprehja e njohur e z. Bufi që tregoi një realitet katastrofal të vendit apo të z. Ahmeti me balancat, që arriti të mbante me dy forca gati “antagoniste” si PS dhe PD-ja, ekuilibri i të cilave nuk është ende i duhuri. Rasti i Luftës së Kosovës ishte tjetri, por protagonistët e vërtetë nuk mëtojnë të dalin prej sqimës. Duke ardhur në ditët tona, askush nga ministrat nuk merr dot angazhime të përballë katastrofën arsimore; askush s’guxon të flasë se bujqësia duhet trajtuar më me prioritet; apo cili mund të thotë nga moria e ministrave të Ramës, që morën portofolin e Brendshëm, sesi mund t’ia bëjë tashmë qytetari i thjeshtë me krimin e organizuar dhe tejet të sofistikuar. Verdikti i 1-shit kalon mbi të gjitha, ai duhet të flasë, ai shpërndan peshë e pushtet dhe nëse do mund të lerë pak protagonizëm, ka vend dhe për ministrat, që janë zhveshur nga përgjegjësia.

Kur kujton socializmin e anatemuar sot nga dy krahët, paçka se një pjesë e njerëzve vinë të shkolluar dhe kanë pasur tagër dhe atëherë, kujton se ata që patën kurajë për të ndryshuar kanë mbetur jo vetëm shembuj historie, por edhe ndryshuan mentalitete. Kur kujton kohën e Luftës së Madhe dhe atë para saj, gjen më shumë pjesën, ku ne shqiptarët u jemi nënshtruar vullneteve të padrejta, sesa kemi marrë përgjegjësi për vendin tonë. Anipse, Lufta Anti-fashiste dhe patriotët e të gjithë krahëve arritën të tregonin se mund të merrnin përgjegjësi dhe t’ia dilnin. Inxhinierët, agronomët, mësuesit, doktorët dhe punëtorët treguan se mund të merrnin përsipër detyra, paçka se ideologjia e përçonte ashtu si ta donte këtë vullnet.

Në kohën tonë, ndryshe nga një diktaturë, marrja e përgjegjësive është bjerrur frikshëm, ndërkohë që qeverisja demokratike duhet t’u shërbejë njerëzve, kurse qytetarët duhet të zbatojnë e të respektojnë rregullat, si dhe detyrimet me të cilat qeverisen nga drejtuesit që kanë votuar. Për fatin e madh në demokracinë tonë, ekziston tashmë liria për të kundërshtuar dhe kritikuar qeverinë. Aman, të krijosh një respekt për vendin tënd, duhet që të tregosh se di dhe pranon të marrësh përsipër detyrimet e tilla si qytetaria, durimi dhe mbi të gjitha ndihma në përfshirje. Kjo e fundit lidhet me atë që individi të marrë përgjegjësi duke kundërshtuar atje ku duhet; të mos pranojë dhe të kërkojë privilegjin që nuk e meriton; të mos e tjetërsojë pronën e tjetrit; të mos ushqejë krimin; të respektojë ligjin dhe të ketë si prioritet përparimin e vendit të vet, duke ruajtur integritetin civil. Me pak fjalë në demokraci ke dhe shumë përgjegjësi, ku duhet të angazhohesh për çdo ditë në mbrojtjen dhe përparimin e saj.

Meqë janë orët, që i dedikohen përvjetorit të çlirimit të Tiranës, publiku duhet të kujtoj kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe sesi përgjegjësia krijoi mitet e rezistencës së të drejtëve ndaj Hitlerit. Por, “në vitet 1930, sjellja dominuese ishte pajtimi dhe admirimi. Nga viti 1940, shumica e evropianëve kishin bërë paqe me fuqinë në dukje të parezistueshme të Gjermanisë naziste…Përpara Luftës së Dytë Botërore shumë shtete evropiane e braktisën demokracinë për ndonjë formë autoritarizmi të krahut të Djathtë”, shkruan Timothy Snyder në grup-esetë e tij “Mbi Tiraninë”.  Duke vazhduar në esenë e tij dhe në shembujt: ”Hitleri priste që Churchill-i të binte dakord me kërkesat pas rënies së Francës. Churchill nuk e bëri. Ai u tha francezëve se: pavarësisht se çfarë bëni ju, ne do të vijojmë të luftojmë sërish dhe sërish dhe sërish”. Mbase duken arkaikë sot, por këto bëjnë dallimin dhe mbi të gjitha na rrëfejnë identikitet e personaliteteve, që mund të marrin përsipër angazhime për të ndryshuar histori. Për ne është thjesht shembulli se çdo të thotë të marrësh përgjegjësi. Pesha e Shqipërisë në rrafshet ndërkombëtare s’është e madhe, paçka protagonizmit aktual të Ramës apo dikur deklaratave patetike të Berishës, por individë partiakë mund të bëjnë dallimin, duke u treguar të lartpërmendurve se e kanë mbyllur misionin e tyre. Këtë mund ta bëjnë pa protogonizëm përmes veprave të tyre dhe jo duke u shfaqur një e dy në media, kur i largojnë nga pushteti, por duke bërë detyrën e madhe, që ka secili për ndryshimin e Shqipërisë. Në shoqëritë e lira ka zënë vend prej kohësh shprehja e Churchill, që ka brenda cinizmin e vërtetë, por të duhur: “Një vend ka qeverinë që meriton”. Që demokracia të besohet se ka sukses, duhet që shqiptari të jetë aktiv jo vetëm në protesta, por kudo në çdo fushë të jetës, sepse përballja e tyre i tregon punët e lëna në mes qeverisë dhe të korruptuarit, që nuk mbarojnë. Zyrtarët duhet të kuptojnë prej reagimit të njerëzve sesi duhet t’i binden ligjit dhe të lënë justifikimet e turpshme, pasi ka ardhur koha të kenë fre për ryshfetet dhe korrupsionin e frikshëm. SPAK-u ende nuk po shkon dot në palcën e qelbit post ’90.

Është e modës sot të thuhet se elementi kryesor në një shoqëri demokratike është realizimi i zgjedhjeve (ne rrallë herë kemi bërë zgjedhje të pakontestueshme) dhe tek PD-ja që kanë tre mandate në opozitë theksohet fort bashkë me shkrimin e librave masivë me parregullsitë e zgjedhjeve, por tandemi PD-PS kanë nevojë për vëmendjen, kohën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të një numri të madh të qytetarëve shqiptarë, të cilët, nga ana tjetër, duan të shikojnë nga qeveria e tyre të gjitha mundësitë për t’ua mbrojtur të drejtat dhe liritë. Teoria demokratike thekson se janë njerëzit që sido të jenë të vendosur përballë qeverisë, kontribuojnë në pasurinë dhe shëndetin e demokracisë së tyre. Shqiptarët po e bëjnë këtë, paçka kushteve, duke u treguar politikanëve që zgjedhin se meritojnë shumë më tepër, sesa sherret ditore banale për të kapur scoop-in lokal. “Përgjegjësia politike është në përpjestim të drejtë me mundësinë”, thoshte dikur presidenti Wilson, kumbara i pavarësisë së shqiptarëve, duke na treguar se respekti ndaj njerëzve dhe lënia e marrja e përgjegjësive janë ato, që bëjnë dallimin në një demokraci të mirë. Që për fat të keq, ende s’është rasti ynë.  (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
PD për komisionin antikorrupsion: Kërcënim për institucionet e drejtësisë! SHBA e BE konfirmuan se SPAK duhet mbështetur pa rezerva

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama propozoi mbylljen e TikTok-ut, Kulluri: Kjo është t’i biesh shkurt! Po humbim njeriun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com