• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjegjësia penale e Ramës është provuar”/ Bardhi letër Dumanit për çështjen McGonigal: SPAK nuk mund të heshtë

by Os De
08/09/2025 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka dërguar letër kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen McGonigal.

Në letrën drejtuar Dumanit, Bardhi thotë se kërkon ta vërë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Sipas tij përgjegjësia penale e Edi Ramës është e provuar dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë.

“Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë!

Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.

Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë”, shkruan Bardhi.

Letra e plotë e dërguar në SPAK nga Gazment Bardhi:

Në 16 Shkurt 2023, Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në shpalljen e vendimit, gjyqtarja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly tha se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”. “Kjo përbën në thelb korrupsion dhe minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, citohet shprehimisht në aktet e drejtësisë amerikane.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, në mbështetje të nenit 110, të Kodit të Procedurës Penale, ju lutem gjeni në vijim disa informacione shtesë, të cilat kemi mundur t’i sigurojmë nga burime publike dhe që vlerësojmë se i shërbejnë hetimit të çështjes.

Konkretisht, më datë 05.09.2025, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhje më çështjen McGonigal nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për veprimtarinë e dyshuar kriminale të shtetasit Edi Rama, me funksion Kryeministër i Repubikës së Shqipërisë. (Prova 1 bashkëlidhur – Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA).

Gjithashtu, kompania kineze CEFC Energy Company Limited e cila rezulton nga aktet e drejtësisë amerikane të ketë patur interesa biznesi edhe në Shqipëri, rezulton që nga datat 26 Tetor – 6 Nëntor 2015 të ketë organizuar dhe financuar një ekspozitë pikture private të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kinë. Financimi i këtij aktiviteti privat të shtetasit Edi Rama rezulton të jetë mbajtur i fshehur dhe të mos jetë deklaruar në Deklaratat e interesave private për vitin 2015. (Prova 2 bashkëlidhur – Raportimi nga vetë kompania e këtij aktiviteti dhe fotot e pjesëmarrjes së Kryeministrit në këtë aktivitet).

Duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të neneve 75/a, 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ky informacion shtesë, së bashku me dokumentacionin përkatës, të bëhet pjesë e fashikullit hetimor, si dhe në mbështetje të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale të informohemi lidhur me ecurinë e kallëzimit penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal nr. 22, datë 08.02.2023, duke përfshirë veprimet hetimore të kryera nga data e marrjes së informacionit tuaj nr. 12449/1 Prot., datë 02.10.2023 e deri më tani, si dhe gjendjen aktuale të procedimit penal.

Next Post
FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

FOTO/ Ky është viktima e dytë e atentatit mafioz sot në Shkodër, truproja i Erogen Brajoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In