4 të vrarë me armë zjarri është bilanci tragjik i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur rreth orës 16:00 të kësaj të mërkure në Shkodër.
Të shtënat ndodhën në lagjen Dobraç. Deri në këto momente raportohet se dy prej viktimave janë Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Ndërsa dy të tjerët dyshohet se janë një çift bashkëshortesh, kalimtarë të rastit.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazh tejet i njohur i akuzuar për disa ngjarje kriminale dhe aktualisht i arrestuar në Turqi.
Ndërsa viktima tjetër, Arlind Bushati është rezulton të jetë djali i Xhemal Bushati, ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës më 6 mars të 2022.
32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.