• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Përgatituni për surpriza, ja ç’do të sjellin datat 10-16 gusht për të gjitha shenjat e horoskopit

by Java News
10/08/2020 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Nuk do t’ju mungojnë aspak emocionet dhe pasioni që ju shoqëron gjithmonë. Po përgatiteni për një eveniment të rëndësishëm, ndaj dhe s’do të keni shumë kohë për gjëra të tjera. Beqarët do të zbaviten duke njohur njerëz të rinj dhe duke lidhur miqësi që do të zgjatin shumë. Lini pak mënjanë çka ka ndodhur muajt e shkuar dhe pushoni se e meritoni. Do të jeni shumë vigjilentë ndaj gjithçkaje ju rrethon.

Demi: Gjatë fillimit të javës do të keni shumë punë për të bërë. Nëse keni planifikuar pushimet tuaja, bëni mirë t’i nisni brenda ditës së mërkurë. Kush nga ju është me pushime, do t’i kalojë netët e gjata të verës duke shëtitur dhe në një qetësi që ju mungonte prej kohësh. Ushqimi i mirë sigurisht që është pjesë e të gjitha ditëve tuaja. Hidhni pas krahëve të gjitha armiqësitë gjatë këtyre ditëve dhe vështirësitë do të shndërrohen në një kujtim të largët.

Binjakët: Bëni gjithçka gati pasi fundjava do të kalohet me shoqërinë, buzë detit dhe me prindërit që kërkojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë jush. Të hënën ose të martën keni caktuar një takim pune që do të jetë i suksesshëm. Duhet të tregoheni sa më korrekt. Shmangni vendet me shumë njerëz. Kjo javë do t’i kushtohet plotësisht argëtimit.

Gaforrja: Kjo do të jetë një superjavë edhe për të lindurit e shenjës suaj. Gjithë vera do të përqendrohet në këtë javë, që nis mirë, por që do të përfundojë akoma më mirë.  Keni një mal me gjëra nëpër duar. Takoni familjarët apo edhe miq të vjetër. Aspekti sentimental do të jetë i shkëlqyer, si për çiftet, ashtu edhe për beqarët.  Shkëputuni nga gjithçka dhe do të buzëqeshni sërish.

Luani: Deri në datën 16 do të ndieni presionin për të mbyllur disa gjëra në mënyrë përfundimtare. Të premte do të festoni pa u menduar shumë për çka ka ndodhur. Pa dyshim që fundjava do të jetë shumë e veçantë. Jeni një ndër shenjat që ka më shumë sharm, ndaj njohjet e reja s’do të mungojnë. Darka me shoqërinë dhe emocione të bukura.

Virgjëresha: Dy ditët e para të javës do të jenë të qeta dhe disi të ngadalta. Ujërat do të trazohen diku nga mbrëmja e së mërkurës. Jeni duke pritur diçka apo dikë. Fundjava do të vijë me surpriza dhe emocione të veçanta. Dashuria do të shndërrohet në protagoniste dhe nuk do të mungojnë propozimet interesante. Organizoni diçka të paharrueshme.

Peshorja: Parashikimi i yjeve këtë javë do t’ju shtyjë të shfrytëzoni sa më shpejt çdo mundësi që do t’ju vijë. Ditët do t’ju duken të gjitha njësoj, sikur asgjë nuk po ndodh. Organizohuni më mirë gjatë fundjavës për të shijuar këtë periudhë, që është e mbushur me dashuri. Bëni kujdes shëndetin, pasi nuk përjashtohen problemet me tensionin dhe dhembjet e kokës. Flini më shumë dhe do të ndiheni më mirë.

Akrepi: Përgjatë javës do të ndodhin takime të veçanta. Dyqanet do të zënë pjesën më të madhe të kohës. Përpiquni t’i mbyllni të gjitha punët brenda ditës së enjte dhe shmangni nisjen për pushime në fundjavë. Kjo do të jetë java e duhur për të gjithë ata që duan të bëhen me fëmijë e që ëndërrojnë një familje. Vizita të papritura, kështu mos harroni të mbani shtëpinë në rregull.

Shigjetari: Java do të nisë si të keni ngritur frenat e dorës. Për fat të keq, do të kaloni disa probleme. Megjithatë, nuk është nevoja të shqetësoheni pasi kjo gjendje është e përkohshme. Gjithçka do të përmbyset ditën e mërkurë. Takime romantike për çiftet e dashuruara. Nuk do të mungojnë as darkat e zakonshme në familje, ku do të kujtoni shumë gjëra dhe do të prekeni.

Bricjapi: Keni kaluar një periudhë disi të trazuar, por më në fund tani do të gjeni pak paqe. Nëse keni diçka urgjente për të bërë, si për shembull të shkoni te dentisti apo të mbyllni ndonjë punë, bëjeni pa mbaruar gushti, sepse më pas do të jetë tepër vonë. Sistemoni shtëpinë. Bëhuni gati për disa restaurime gjatë shtatorit. Kupidi do të godasë në shenjë këtë javë.

Ujori: Kjo do të jetë një javë e mbushur me dashuri, emocione, por mbi të gjitha aventura. Kush nga ju është vetëm, do të njihet me njerëz interesante. Një lidhje serioze në horizont nëse gjërat bëhen me qetësi. Çiftet që kanë kohë bashkë duhet të zgjidhin një problem të lënë pezull prej kohësh. Komunikimi është shumë efikas. Nëse flisni seriozisht dhe tregoheni të hapur, gjithçka do të shkojë më mirë. Kujdes nga dielli!

Peshqit: Horoskopi javor do të jetë i bukur edhe për të lindurit në shenjën tuaj, që po përpiqen të harrojnë diçka. Kush nga ju i ka dhënë fund një lidhjeje, tani do të shërojë plagët dhe do të ecë vetëm me kokën përpara. Ditën e diel do t’ju vijnë lajme të mira. Po bëheni gati për rrugë ose po prisni njerëz. Ata që do të nisin pushimet, janë në kërkim të një parajse të vogël të shkëputur nga realiteti.

Next Post
‘Fordi’ përfundon në kanal në Vlorë, vdes në vend shoferi

‘Fordi’ përfundon në kanal në Vlorë, vdes në vend shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In