Dekretimi i 25 prillit 2021 si datë për zgjedhjet parlamentare ka ndezur motorët e fushatës për partitë politike. Partia Demokratike nisi që në gusht përzgjedhjen e kandidatëve përmes filtrit të Komisionit të Vlerësimit.
Ndërkaq, zbulohet dhe slogani i mundshëm i selisë blu në fushatën e ardhshme. “Shqipëria në Punë” është slogani që e nënkuptoi në deklaratën e saj Jorida Tabaku, teksa fliste mbi raportin e DASH.
Mësohet se kjo është një moto e marrë në konsideratë nga PD, por nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.
“Për t’i dhënë një frymë dhe shpresë Shqipërisë në Punë, Partia Demokratike ka në bazë të programit të saj konkurrencën e lirë dhe rikthimin e saj në çdo sektor dhe treg, taksën e sheshtë 9% e cila do të rrisë investimet e huaja dhe vendase, mundësi për të gjithë ata që duan të punojnë ndershmërisht, një shtet të drejtë dhe jo pengues për biznesin”, tha sot Tabaku.
/e.rr