• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit, sigurohet drafti

by Os De
07/11/2025 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë të DPPSH u mblodhën për të diskutuar për strukturën e re drejtuese. Ky diskutim u zhvillua pa praninë e mediave dhe struktura e re nuk u bë publike. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë draftin që po diskutohet për strukturën e re drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Burime bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 6 departamente kryesore. Departamenti i Policisë Kriminale, kufirit, marrëdhënieve ndërkombëtare, rendi dhe siguria, shërbimet mbështetëse dhe IT. 

Të 6 departamentet përbehen nga disa drejtori, siç është edhe përbërja e strukturës aktuale. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta mëson se me strukturën e re bie në sy një fuqizim i departamentit të Policisë kriminale duke dobësuar departamentet e tjera dhe duke i dhënë më shumë atribute Kriminales. Ky departament do të përbëhet nga 7 drejtori dhe do të emërtohet “Departamenti për Hetimin e Krimit të organizuar dhe Krimet e Rënda”. 

Drejtoritë që do të përbëjnë këtë departament: 

1-Drejtoria për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve 

2-Drejtoria për Hetimin e krimeve ekonomike dhe Financiare 

3-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda 

4-Drejtoria e forcës së posaçme operacionale 

5-Drejtoria e emergjencës dhe arkivës kriminale 

6-Drejtoria për hetimin e krimit kibernetik 

7-Drejtoria e Europol 

Pesë departamentet e tjera do të jenë njësoj me disa drejtori më pak dhe më me pak atribute. 

Departamenti i Policisë Kriminale merr edhe drejtorinë e Europol edhe pse në të gjithë vendet e Europës, Europol dhe Interpol janë bashkë. Ndërkohë me strukturën e re pritet të hiqet drejtoria e krimit të organizuar që drejtohet nga Edmond Rizai sepse ka mbivendosje me Drejtorinë e Antidrogës. 

Ajo që vihet re me strukturën e re është përqendrimi i Policisë së Shtetit në dy poste, ai i Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, sot Policia Kriminale që drejtohet nga Neritan Nallbati. 

 

Next Post
Emri/ Bashkëpunëtor për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Emri/ Bashkëpunëtor për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In