Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk do të luajë për pjesën e mbetur të këtij viti shkaku i një lëndimi të pësuar në muskuj. 26-vjeçari është detyruar të zëvendësohet në fund të pjesës së parë në fitoren 4 me 1 të Dortmundit ndaj Eintracht Frankfurtit të dielën, dhe nuk do të luajë para pushimit dimëror.
Pas trajtimeve mjekësore është bërë e ditur se muskujt e tij nuk kanë pësuar dëmtim serioz dhe Reus pritet të jetë i gatshëm për muajin janar të vitit 2016. Kjo është hera e tretë sivjet që gjermani lëndohet në muskuj. Ai kishte munguar edhe në muajt nëntor dhe prill.