Edhe pranë shkollës “Misto Mame” në kryeqytet përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve.
Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon për të siguruar më shumë siguri pranë shkollave.
“Edhe pranë shkollës “Misto Mame”, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve! Teksa presim nisjen e sezonit të ri shkollor, po punojmë për të siguruar më shumë siguri në rrugë për çdo kalimtar, e veçanërisht për nxënësit”, shkruan Veliaj.
Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës punoi për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve edhe te Shkolla e Kuqe, shkolla “Gjon Buzuku” dhe shkolla “Fan Noli”. Ndërkaq krahas punimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë Shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor.
/a.r