Elbasani është bashkia e parë e madhe në vend që në zgjedhjet lokale të 14 majit do të aplikojë votim dhe numërim elektronik të votave.
Votimi elektronik do të aplikohet në të 1224 qendrat e votimit të bashkisë së Elbasanit.
Për këtë arsye prej më shumëse dy javësh, KQZ organizoi testimin e pajisjes elektronike, në mënyrë që votuesit e Elbasanit të familjarizoheshin me procedurën dhe mënyrën e votimit elektronik.
Pas këtij testimi, kryetari i KZAZ 49 të Elbasanit shprehet se personat që e kanë testuar nuk kanë pasur asnjë lloj problem apo paqartësie, madje sipas tij është më e thjeshtë edhe se votimi tradicional me fletë votimi.
Më 14 maj në gjithë bashkinë e Elbasanit do të ftohen për të votuar 171.700 persona që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
/s.f