• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon takimi me Bushatin, Kotzias: Çamët, një keqkuptim. Nuk jemi në luftë

by A R
06/06/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nisje të fjalës së tij gjatë konferencës për shtyp, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, falenderoi homologun e tij grek për vizitën. Sipas Bushatit, të dy vendet kanë mbi një vit që po punojnë për të gjetur zgjidhje mbi disa çështje që lidhe me ligjin e Luftës dhe të ardhmen europiane.

“Kemi një partneritet dhe interes strategjik. Gjatë periudhës së fundit sëbashku me mikun tim Nikos Kotzias kemi këmbyer disa ide për të arritur në një platformë të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalësh. Dua t’ju njoftoj se sot kemi rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët sesi do t’i adresojmë këto çështje” – tha ndër të tjera Bushati.

Sipas kryediplomatit shqiptar, kur propozimet e Kotzias krahasohen me ato të vendit tonë shihet se ka pika të përbashkëta dhe vullnet për të ecur përpara.

I pyetur nëse në tavolinë është diskutuar për çështjen çame, Ditmir Bushati tha se ai respekton pikëpamjet e ndryshme që kanë me njëri tjetrin.

“Çështja çame e ka origjinën në luftën e Dytë Botërore. Është normale edhe për shkak të gjaknxehtësisë që kanë ballkanasit, të kemi pikëpmaje të ndryshme. Besoj se është e drejtë të sqarojmë se nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka pretendime ndaj Greqisë. Ne e respektojmë si fqinj dinjitoz dhe për mbështetjen e integrimit që na ka dhënë. Kur flasim për çështjen çame ka të bëjë me respektimin e të drejtave të shqiptarëve që ishin me pasaporta greke” – tha Bushati.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se ka shembuj pozitivë për zgjidhje duke sjellë në vëmendje praktikën gjermano-franceze.

Ndërkohë, në lidhje me ligjin e Luftës, ministri grek theksoi se Greqia beson se me deklaratën e Këshillit të Ministrave të 1987, ne nuk jemi në luftë dhe kjo është e vërtetë.

“Marrëveshja e miqësisë në 1996 mes dy vendeve është tregues tjetër që nuk jemi në luftë. Pjesëmarrja në NATO na bën jo vetëm miq, por edhe partner. Nëse Shqipëria ka dyshime, do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme. Sa i përket çështjes çame, është e ditur që kemi një numër shumë të lartë çamësh që jetojnë në Greqi dhe uroj që të përfitojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE| – tha Kotzias.

Ministri grek tha se ka disa çamë që kanë bashkëpunuar me pushtuesin gjermanë duke marrë pjesë në komisionet e kontrollit dhe që punuan për plaçkitje dhe krime.

“Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë se nuk nënkuptojmë asnjë grup shqiptarësh, veçanërisht nuk nënkuptojmë Shqipërinë. E them disa sepse disa duan të barazojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve me shqiptarët që jetonin në Shqipëri” – tha Nikos Kotzias.

Sa i përket çështjes së kufirit detar me Greqinë, ministri Bushati tha se faktet janë të qarta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të nxjerrim mësime nga gabimet që ka bërë pala shqiptare. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë për cënim të integritetit territorial të Shqipërisë. Ne jemi të vendosur për të ecur përpara me palën greke në frymën evropiane dhe në rregullat ndërkombëtare. Unë përfaqësoj një parti dhe një qeveri që nuk ka ndërmend të bëjë gabime të tilla” – tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

“E vetmja deklaratë që kam bërë për Shqipërinë është se e dua në Bashkimin Evropian dhe do ta ndihmoj me aq sa kam mundësi. Është tjetër gjë deklarata e ministrisë së Jashtme dhe tjetër gjë deklarata e ministrit” – tha Nikos Kotzias.

I pyetur nga gazetarja greke në lidhje me çështjen çame si strekëmbësh që pengon dialogun, Ditmir Bushati u përgjigj se nuk ka asnjë pengesë nga ana e Shqipërisë.

“Ky është një dialog i sinqertë mes dy vendeve fqinje që kanë qëndruar dhe do qëndrojnë sëbashku në kohë të mira dhe të këqija” – u shpreh ministri Bushati/

(java / r.a)

Next Post

Juventusi e uron me imazhin e Pogba, Muajin e Ramazanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In