• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon segmenti i fundit tek Bulevardi i Ri, Veliaj: I kthehemi punës

by Java News
03/07/2019 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Segmenti i tretë i Bulevardit të Ri të Tiranës ka përfunduar, çka i hap rrugën realizimit të projektit për sheshin fundor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot përfundimin e punimeve të kryera në këtë segment, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Fondit për Zhvillim të Abu-Dhabit, Khalid Mansoori dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Meer Al Raeesi.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që brenda mandatit të parë u bë e mundur përfundimi i një prej projekteve më të mëdha në Tiranë, i cili i jep qytetit një “shtyllë kurrizore” dy herë më të gjatë, si dhe një zhvillim të balancuar.

“Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç. Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas, në atë që duam ta quajmë zonën Fin – Tech, pra e financave dhe e teknologjisë për qytetin”, tha Veliaj.

Veliaj Te Bulevardi I Ri (2)

Ai bëri të ditur se me përfundimin e punimeve në këtë segment të fundit projekti i Bulevardit të Ri konsiderohet i përfunduar, para se të realizohet edhe projekti i sheshit fundor, i ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”. “Kemi mbaruar segmentin final të Bulevardit dhe jam shumë i lumtur që miqtë tanë, ambasadori i Emirateve dhe Fondi i Abu-Dhabit, janë këtu me ne, për të parë se si në kohë rekord dhe me efiçencë maksimale kemi arritur që të përfundojmë një nga projektet më jetike të Tiranës, kemi vënë një shenjë që do të jetë këtu për nipat e mbesat e të gjithë atyre që kanë punuar”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se në këto 4 vite u rikuperua puna e pa bërë nga administrata e mëparshme, ndërsa nënvizoi se e gjithë zona përreth bulevardit ka nisur të marrë një zhvillim të madh. “Projekti ‘lloci’, e thonë tironsit, për nja 4 vite. Çfarë ndodhi, ndodhi, por u munduam të rikuperonim shumë shpejt kohën që humbëm në ato 4 vite. Më vjen mirë që tani jemi gati vetëm për sheshin monumental, që duam të bëjmë në fund të Bulevardit dhe mezi pres të shqyrtojmë 10-15 aplikimet e para që na kanë ardhur për zhvillime. Dua të falenderoj kolegët tanë nga Fondi i Abu Dhabit që besuan tek ne. Më kujtohen ditët e para të hezitimit, por fakti që patën besim, që i dhanë një shans të dytë administratës së re, që të rikuperonim kohën e humbur, më bën të ndihem shumë krenar”, shtoi Veliaj.

Veliaj Te Bulevardi I Ri (3)

“Ajo që parashikoj në 4 vitet e mandatit të dytë është shumica e zhvillimit që Tirana do të shohë do të jetë jashtë Unazës origjinale të saj, kryesisht në zonën e Bulevardit të Ri. Shpresoj shumë që këtu do të rritet standardi, jo vetëm i cilësisë, por edhe i jetës komunitare, ku besoj të gjithë do biem dakord që aty ku ka ardhur zhvillimi, nuk ka ardhur fatkeqësia, por një mundësi fantastike. Të gjitha familjet që do të zhvillohen, të gjithë ata që do të begatohen dhe pasurohen prej këtyre investimeve, besoj se do ia shohin hajrin gjithë asaj pune që është bërë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës./l.m

Next Post
PD padit sekretarin e Kuvendit: Bindja Demokratike e paligjshme, e krijuar në paradhomën e Edi Ramës

Kaso hedh akuza për të dhënat e KQZ: I japin oksigjen Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In