Përfundon rinumërimi i 114 kutive të votimit të Beratit. Mësohet se Partia Socialiste ka ruajtur mandatin.
Si pasojë e rinumërimit, socialistët humbën 18 vota, kurse LSI u rrit me vetëm 15 vota.
Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që PS të zbriste në 4 mandate në Berat.
Partitë opozitare pretendonin se në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit.
/a.r