• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rikonstruksioni i infrastrukturës te Brryli, Veliaj premton ndërhyrje në 50 lagje

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blloku i banimit në afërsi të zones së Brrylit në Njësinë Administrastive Nr.3 ka marrë një pamje krejt të re. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të infrastrukturës rrugore në këtë bllok pallatesh, duke sjellë një standard të ri në rrugë, trotuare, kanalizime dhe ndriçim. Përfundimi i punimeve është inspektuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i cili tha se edhe pse me fonde të pakta, bashkia po angazhohet për të garantuar standarde më të mira jetese për çdo banor të Tiranës.

“Falenderoj banorët për mirëkuptimin dhe respektin që kanë treguar për punonjësit e Bashkisë, teksa kemi kryer këtë investim. Ju e dini fare mirë që Bashkia nuk është në gjendjen më të mirë financiare, por si çdo familje kandiset me atë që ka, kursen dhe mundohet që me pak investime të kenë duk gjërat në familje. Edhe Tirana është si familja jonë e madhe, pavarësisht vështirësive kemi filluar të ndërhyjmë lagje më lagje”, tha Veliaj. Ndaj shtoi ai, është e rëndësishme që çdo qytetar të kontribuojë edhe për mirëmbajten e këtij investimi.

“Ky është një kontribut vetëm i Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë që ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Tani është në dorën tonë që t’i mirëmbajmë, të denoncojmë kur dikush dëmton trotuaret, çan asfaltin, kur dikush fillon e ngul kangjella apo saldon shufra hekuri për të na krijuar mure dhe barriera me njëri – tjetrin”, tha Veliaj. Ai premtoi që edhe në këtë zonë do të ketë një kënd lojrash për fëmijët.

 “Ne kemi qenë te Materniteti i Ri, aty ku po bëjmë një kënd të bukur lojrash siç është ai tek “Mine Peza”, siç po bëjmë atë tek Presidenca, siç është ai tek liqeni, që edhe vogëlushët tanë të kenë një hapësirë ku mund të luajnë dhe një hapësirë dinjitoze për të kaluar kohën”, tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se të tjera projekte janë në proces, si ai i administratorëve për të cilët sërish duhet bashkëpunimi i çdo qytetari.

“Duke filluar nga muaji shtator do të fillojmë me regjistrimin e administratorëve të pallateve. Aty ku pallati e ka zgjedhur një administrator, do ta pranojmë atë zgjedhje, kurse aty ku nuk bien dakord banoret do e caktojë Bashkia, në mënyrë që çdo problem të zgjidhet me konsensus e mirëkuptim brenda këtij territori”, theksoi Veliaj.

Kryetari i bashkisë tha se deri në fund të vitit do të ndërhyhet në plot 50 lagje. “Ne planifikojmë që deri në fund të vitit, të ndërhyjmë në 50 lagje, si tilla. Unë besoj se duke ndërhyrë në kaq shumë lagje, kemi kaluar nga investimet që bëheshin vetëm në bulevardin kryesor dhe në qendër të Tiranës, në nivel kapilar në çdo lagje, por kërkoj që t’i ruajmë e t’i gëzojmë bashkë”, deklaroi Veliaj.

Falë ndërhyrjes së bashkisë në njësinë nr. 3 është bërë i mundur asfaltimi i rrugëve, riparimi i plotë i rrjetit të ujësjellës – kanalizimeve, janë krijuar trotuaret dhe janë shtruar me pllaka, janë liruar hapësirat e zëna publike, janë shtuar hapësirat e gjelbra ndërkohë që është vendosur dhe sistemi i ndriçimit dhe sinjalistikës.

Veliaj (2)Veliaj (3)Veliaj (4)Veliaj (5)

Next Post

Delph: Tri javë stërvitje me Guardiolën, mësim më i mirë se 10 vjet me trajnerët e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In