• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

by Java News
11/11/2019 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shembulli i Thanas Dhespos, i cili dy vjet më parë me dëmshpërblimin për 16 vitet e vuajtjeve në burgjet e komunizmit rikonstruktoi fasadën e pallatit ku jetonte, është ndjekur edhe nga banorët e tjerë të lagjes. Pallati i radhës i rehabilituar nga Fondi i Komuniteteve ndodhet në Rr. Fadil Bodinaku, ku gjysmën e financimit e kontribuan banorët dhe gjysmën tjetër Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi të gjithë banorët që të bashkëpunojnë me administratorin e pallatit të tyre, për të aplikuar pranë bashkisë për të përfituar nga Fondi i Komuniteteve. “Është një gëzim shumë i madh sa herë vjen në një lagje që po transformohet. Edhe në këtë zonë, që njihet si “Pallatet e INSIG-ut”, të bëra në vitet ‘94-95, sigurisht, pa ato rregullore të forta, pa mbikëqyrje, në vitet e rrumpallës ku secili mundohej të kandisej sipas mundësive me një shtëpi në Tiranë, cilësia linte për të dëshiruar. Janë pallate që kanë degraduar, që fusin lagështirë, që harxhojnë shumicën e faturës vetëm për ngrohje dhe ftohje se janë pa termoizolim. Por, është bekim i madh të qeverisës një qytet ku banorët merren vesh me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ky transformim është rezultat i bashkëpunimit mes banorëve, të cilët kanë gjetur dakordësinë. “Fakti që sot pothuajse e gjithë lagjja është kompletuar – ka ngelur ndoshta një shkallë e fundit, sa të gjejmë dakordësinë, pastaj fusha e basketbollit, sheshi i lojërave me një lulishte – është kthyer në një stoli për gjithë zonën. Një shtëpi këtu, pak muaj më parë dukej në gjendje skandaloze, e degraduar, por sot, krejt papritur, e njëjta shtëpi me termoizolim, e rregulluar estetikisht, me një lulishte, ka tjetër vlerë në treg”, shtoi ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga kjo mundësi që u vjen në ndihmë për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Krahas investimeve kryesore, një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës është projekti i “100 lagjeve”, me impakt të drejpërdrejtë tek komuniteti. “Po vazhduam me këto ritme, po mbështetëm njëri-tjetrin, po u bashkuam për të punuar dhe jo për t’u marrë me fjalë, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e dëgjesave për buxhetin, ku ata vetë na thonë se si duan që të shpenzojnë paratë e buxhetit të bashkisë dhe pastaj, ne do të marrim parasysh të gjitha kërkesat. Sigurisht, projekti kryesor ku do të fokusohemi është ai i “100 lagjeve”. Pra, siç kemi bërë gjërat e mëdha në Tiranë, tani duhet të futemi lagje më lagje, për të cekur çdo rrugicë dhe çdo minishesh që mund ta lirojmë për t’ua kthyer fëmijëve, të moshuarve dhe komunitetit”, tha Veliaj.

Në prag të festave të nëntorit, kryebashkiaku ftoi banorët e kryeqytetit që të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuqezi. “Dua t’i ftoj qytetarët që, ashtu si ky pallat, ku secili ka vënë flamurin kuqezi për të pritur 75-Vjetorin e Çlirimit dhe festat e nëntorit, ta bëjmë të gjithë. Sot Tirana është në faqet e mediave ndërkombëtare si një qytet që po bën progres të jashtëzakonshëm, por kemi parasysh që kemi shumë shumë punë ende për të kapur ata përpara nesh”, tha Veliaj.

Rikonstruksioni i pallatit përfshiu restaurimin e fasadës, termoizolimin për rritjen e eficencës së energjisë elektrike, ndërsa bashkia po vijon investimin për këndin e lojërave dhe sheshin e pushimit. /e.s/

Next Post
Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro, policia arreston 34-vjeçarin shqiptar në Itali

Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro, policia arreston 34-vjeçarin shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In