Ka përfunduar edicioni 2014/15 në Premierligën angleze të futbollit. Java e fundit ka përcaktuar skuadrat që vitin tjetër do të luajnë në Evropë.
Kështu Stoke City shkatërroi 6:1 Liverpoolin, duke shënuar një nga fitoret më të thella këtë sezon.
Arsenali triumfoi 4:1 kundër ËBA-s, teksa derbi mes Evertonit dhe Tottenhamit përfundoi me fitoren 1:0 të këtyre të fundit.
Me këtë fitore Tottenhami parakaloi Liverpoolin në renditje, duke zënë vendin e pestë, teksa Liverpooli është i gjashti.
Nga Premierliga ranë Hull City, Burnley dhe QPR-ja.










