Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i përfaqësuesve të partive kryesore parlamentare për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket çështjes së demarkacionit dhe deklaratës së përbashkët rreth liberalizimit të vizave.
Në takim kanë marrë pjesë liderët e partive politike dhe ambasadorë të vendeve të Quintit e shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.
Takimin e ka lëshuar më herët lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nuk ka mundur ta dëgjojë Isa Mustafën që, sipas tij, “ka folur njësoj sikurse Murat Meha”, citohet Koha. (b.an)