Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar, nga ku ka kryesuar Partia Socialiste.
Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota.
Nderkohe ne Cepan qe njihet si vendlindja e Ilir Metes, PS ka marre 151 vota, ndersa PD 144 vota.
Nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë.
Partia Socialiste në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 60.02%, ndërsa Partia Demokratike 29.35%.











