Pushimeve verore po i vjen fundi dhe shkolla po afron. Bashkia e Tiranës ka bërë rregullimet e nevojshme edhe në shkollën “100 vjetori” në Kashar, e cila tashmë falë ndërhyrjes ka marrë një pamje krejt tjetër.
Krahas ndërtimit të shkollave të reja, siç është ajo “Servete Maçi”, bashkia ka punuar edhe për rikonstruksionin dhe meremetimin e shkollave të tjera, në mënyrë që asnjë fëmije pavarësisht nëse jeton në qytet apo në zonat rurale të mos i mungojë asnjë kusht për të mësuar.
Kështu, Bashkia e Tiranës ka bërë rregullimet e nevojshme edhe në shkollën “100 vjetori” në Kashar, e cila tashmë falë ndërhyrjes ka marrë një pamje krejt tjetër.
“Mbaroi fasada e shkollës “100 Vjetori” në Kashar! Krahas lyerjes, ekipi u kujdes për riparimin e çdo defekti në ambientet e shkollës, duke nisur nga ndriçimi, karriget e tavolinat e dëmtuara, tualetet e tarracën“, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook teksa publikon edhe disa foto nga shkolla.
g.kosovari