• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon mbledhja në PS, Lu: Prania jonë e pazakontë por reforma është në udhëkryq

by Java News
10/05/2016 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora16:00 Përfundon mbledhja: Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS mes ambasadorëve kanë folur për median Lu dhe Vlahutin. Ambasadori i SHBA-së Lu ka thënë se është e pazakontë që ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare, por kjo tregon se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi për SHBA-në, në kushtet kur për Lu-në reforma ndodhet në një udhëkryq të pazakontë.

Ndryshe mendon Vlahutin, e cila thotë se nuk është e pazakontë që partnerët të flasin me njëri tjetrin, në kushtet ku sipas saj, ka një afat kohor të caktuar për të kaluar reformën në drejtësi

Lu: Ne e pranojmë që është e pazakontë që ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare, por ne mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë të reformës në drejtësi. Prania ime sot këtu është shenjë e rëndësisë së kësaj reformë për qeverinë e Shba.

Vlahutin: Nuk mendoj se është fort e pazakontë që partnerët të flasin me njëri tjetrin. Ne jemi këtu që Shqipëria të arrijë standartet e nevojshme për të arritur në BE. Në fakt jemi të angazhuar në një dialog si miq… e drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlamet është një e drejtë që ja kanë dhënë qytetarët, dhe kjo është një gjë të cilën e respektojmë dhe nuk do ta pengonim kurrë. Por sic e thashë është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në dialog… ne kemi disa afate të caktuara kohore, në mënyrë që të fillohet puna me implementimin e reformës.

….

E përditësuar/ Zbardhet disa nga deklaratat e bëra në mbledhjen mne dyer të mbyllura që po zhvillohet në selinë rozë, mes grupit parlamentar socialist dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin. Ambasadori i SHBA-ve ka thënë se reforma në drejtësi duhet votuar sa më parë, duke i bërë thirrje kështu deputetëve të votojnë draftin. Sakaq kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk mund të mbijetojë pa BE-në, teksa Vlahutin është shprehur se miratimi i reformës është një element kyç që do të afrojë Shqipërinë pranë Bashkimit Europian.

……….

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së Lu e Vlahutin kanë mbërritur në selinë rozë për të zhvilluar mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së në lidhje me reformën në drejtësi.

Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, teksa fokusi i diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi dhe posaçërisht drafti me ndryshimet kushtetuese, i përgatitur edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius dhe Opdat.

Në orën 17:00 pritet që dy ambsadorët Lu e Vlahutin t’i drejtohen selisë së LSI-së për të kryer mbledhjen me grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

PD do ta kryejë mbledhjen me ambasadorët ditën e nesërme në orën 10:00.

vijon / Javanews/ a.k

Next Post

Jennifer Lawrence ka probleme me të ecurin... për pak sa nuk thyen qafën (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In