Perfundon mbledhja e Keshillit Politik dhe nuk arrihet asnje gje e re. Damian Gjiknuri, perfaqesuesi i Pozites, pretendon se Opozita u perpoq ta bllokonte dhe se ata ishin te hapur, madje edhe te prisnin neser per nje mbledhje tjeter te fundit. “Opozita kerkon te bllokoje Procesin. Ata kane kerkuar modelin hollandez, por cfare thone ato, nuk jane te qarte. Ne jemi gati per cdo gje”, ka sqaruar Gjiknuri. “Sistemi eshte proporcional. Le te gjejne nje vend qe ka kete llogjike qe kerkon PD dhe jemi gati. Ndryshimet nuk pengojne hapjen e listave”, tha ai.











