Këshilli Politik ka përfunduar mbledhjen 1- orëshe të sotme e cila përmbyll formalisht marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Kjo mbledhje ka shërbyer për të përkthyer pikat e marrëveshjet në tekst ligjor që do t’i çohet Kuvendit për miratim.
Përfaqësuesi i PS, deputeti Damian Gjiknuri pas daljes nga mbledhja deklaroi se kjo ishte një mbledhje formale pune dhe u përcaktuan detyrat e ekspertëve. Sipas Gjiknurit reforma do të mbyllet brenda pak ditësh teksa draftet e këtyre ndryshime ligjore do u kalojnë javën tjetër Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
/e.rr