Përfundon gjithçka/ Reali fiton, por Atletico shpallet fituese e “La Liga-s”

12bb9d363a35a3a83c727fa17da30aa1o2

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni për Atletico Mardird.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Diego Simeone ka mundur të mposhtë në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga”.

Ky trofe për “Los Colchoneros”, është i 11-i në historinë e klubit. Sa i përket ndeshjes ajo nisi me disa luhatje. Ishin fillimisht vendasit ata që kaluan në epërsi falë një goli të Plano, në minutën e ’18-të të sfidës.

Rezultati u barazua në minutën e ’67-ë falë Correea, ndërsa fitorja u vulos 10 minuta më vonë, nga Luis Suarez, ‘shpëtimtari’ i Atletico-s në këtë sezon. Nga krahu tjetër, Real Madrid, e cila ishte ende në garë për fitoren e trofeut në këtë javë të fundit të kampionatit, edhe pse fitoi ndaj Villarreal, nuk mundi të shpallej kampione.

Dinamika në sfidën e Real, ishte e njëjta me atë të Atletico-s. Së pari në epërsi kaloi ekipi i Villarreal e cila zhbllokoi sfidën me anë të një goli të Pino. Barazimi për madrilenët do të vinte shumë vonë, në minutën e ’87-ë falë një goli të Benzema, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, shënoi golin e dytë për madrilenët Luka Modric.

Sa i përket tabelës së klasifikimit, Atletico Arriti të grumbullonte në këtë kampionat 86 pikë, e ndjekur nga Real Madrid me 2 pikë më pak e Barcelona e vendit të tretë me 79 pikë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com