• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon 65% e punimeve në aksin Thumanë-Kashar, kreu i ARRSH: Gati për sezonin turistik

by Java News
03/01/2024 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e ka nisur vitin 2024 duke inspektuar kantierin e autostradës Thumanë-Kashar, ku ka nisur procesi i asfaltimit dhe realizimi fizik i punimeve ka arritur në 65%.

Duke e cilësuar si një projekt me rëndësi jetike për zhbllokimin e trafikut nga Veriu drejt qendrës dhe Jugut të vendit, Balluku theksoi se punimet kanë avancuar me ritme të kënaqshme në aksin e ri, që do të ketë një gjatësi 21.05 kilometra.

“Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme pasi do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut që është pjesa e Fushë-Krujës por edhe trafikun në nyjën e Aeroportit të Rinasit. Ne gjithashtu ndihemi krenarë pasi kjo është autostradë e kategorisë A me gjerësi 11.75 që do të ketë dy korsi shpejtësi, një korsi të tretë me gjerësi 3 metra emergjence.”

Ajo u ndal edhe te shpronësimet e banorëve të zonës ku kalon gjurma e këtij aksi rrugor, duke nënvizuar punën e mirë të kryer nga ARRSH dhe Agjencia Kombëtare e Shpronësimeve.

“Jam e sigurt që banorët e Bërxullës me punën e mirë që bën ARRSH-ja dhe Agjencia Kombëtare e Shpronësimeve do të jenë të sqaruar dhe do të kompensohen për tokat e tyre, për pronësitë që ata kanë. Projektet që janë në të mirë të komunitetit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare duhet të ecin përpara dhe nuk pengohen për asnjë arsye, ndaj edhe ekziston ligji i shpronësimeve.”

Sakaq, kreu i i ARRSH-së, Ervis Berberi duke pasur parasysh ecurinë e punimeve nënvizoi se autostrada do të jetë gati për qarkullim për sezonin e ri turistik.

Ai gjithashtu bëri me dije se Thumanë-Kashar është e para autostradë në Shqipëri që do të jetë e kufizuar me gardhe rrethuese nga të dyja krahët për të rritur sigurinë dhe shpejtësinë e lëvizjes, që sipas ndryshimeve në kodin rrugor në rrugët e kategorisë A do të jetë 130 km/h.

“Kemi 11 ura, mbi 100 vepra të tjera arti që janë kanale kulluese të ndërmjetme dhe kemi gjithashtu 6 nënkalime. Për çdo aks rrugor që ndërpritet, që i shërben komunitetit ne kemi ndërtuar nënkalime. 6 nënkalime dhe mbikalime. Dhe dy nyjet e mëdha, që janë nyja e Rinasit dhe nyja e madhe që kryqëzohet me autostradën Tiranë-Durrës. Kemi punuar me ndërtimin e bazamenteve dhe pastaj e liruam trafikun. Janë përgatitur të gjithë trarët për urat, nga drejtimi i jugut për në veri shihet se janë duke u vendosur trarët, të tjerat janë duke u hedhur soletat. Kompania pas 15 ditësh do të punojë me dy turne nga 12 orë për të kapur afatin që i kemi vendosur, që është sezoni turistik i këtij viti, që duhet të na kapi me një rrugë në funksionim të plotë.”

/f.s

Next Post
Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për ditën e sotme

Po afrojnë temperaturat tipike të dimrit, sinoptikani: Ja kur priten reshje dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In