Kutitë e votimit në Kosovë u mbyllën në orën 19:00 teksa exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021, me 38.2 %.
E dyta parashikohet të jetë PDK-ja e Memli Krasniqit me me 22.4 %.
LDK e treta me 20.1 %.
AAK me 7.6 %, si e katërta me radhë.
Marxhi i gabimit për këtë exit-poll është 3 për qind.