• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundojnë kurset e oficerëve, Peleshi: Së shpejti mësimi në anglisht, Akademia e FA sipas modelit të West Point

by Java News
15/07/2021 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatëdhjetë e gjashtë oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA.

Ushtarakët shqiptarë ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja e SHP gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandanti i AFA gjeneral brigade Albert Mullai, komandantë forcash etj.

Ministri Peleshi ndau me të pranishmit përshtypjet e mira që u kishte lënë përgatitja, profesionalizmi dhe niveli i ushtarakëve shqiptarë gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”.

Më tej zoti Peleshi shpalosi planet për rritjen e mëtejshme të nivelit të arsimimit të ushtarakëve shqiptarë, duke marrë shembull një ndër akademitë ushtarake më prestigjoze të botës, West Point në SHBA.

“Dua të ndaj me ju ambicien tonë për t’i dhënë një dimension shumë të fortë Akademisë së FA në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO e veçanërisht me partnerin tonë strategjik SHBA, me të cilët jo vetëm unë personalisht, por edhe vetë kryeministri në të gjitha takimet që ka patur me nivelet më të larta të NATO-s, por edhe Departamentit të Shtetit ka ngritur si kërkesë dhe si ftesë për bashkëpunim ristrukturimin dhe fuqizimin e Akademisë së FA.

Ajo çka ju intereson drejt për së drejti janë 4 kurset nivelit të lartë të cilat duam t’i ngremë gjithashtu në një nivel tjetër. Kemi formuluar ambicie që brenda 3 vitesh të hapen këto kurse dhe do duhen të jenë në anglisht. Duam t’i paketojmë kurset në një Kolegj të Mbrojtjes duam t’i japim përmasë rajonale.

Duam t’i shërbejmë edhe vëllezërve tanë në Kosovë, por pse jo edhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi apo dhe më gjerë se kaq. Së shpejti do të kemi një vizitë në West Point besoj edhe vet kryeministri do të jetë me ne aty për të jetësuar modelimin e Akademisë FA sipas modelit të West Point.”- deklaroi ministri Peleshi.

Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 19 ushtarakë, ndërsa në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm u diplomuan 57 të tillë.

Veç njohurive shtesë në shkencat ushtarake, KLO dhe KKSHP u shërbejnë ushtarakëve për marrjen e gradave nënkolonel dhe kolonel./m.j

 

Next Post
Greqia do të thotë “PO”? Mediat serbe: Presionet rreth Kosovës po rriten, sinjalet e dërguara nga Athina, nuk do pëlqehen në Serbi

Greqia do të thotë “PO”? Mediat serbe: Presionet rreth Kosovës po rriten, sinjalet e dërguara nga Athina, nuk do pëlqehen në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In