• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përfundojnë hetimet për ‘Elbasanin’, zbardhet dinamika e sulmit ndaj Policisë

by Java News
23/01/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kalimit të dosjes nga njëri institucion akuze në tjetrin, më në fund Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet lidhur me sulmin e rëndë ndaj policisë së Shtetit, në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Marjus Lulaj alias Suel Çela, djali i pronarit të tregut Agroushqimor dhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, do të përgjigjen përpara drejtësisë, për akuzën e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e prokurorisë që disponon News24 thuhet se “mesditën e 18 shtator 2017, të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës të tregut, përcollën për në Rinas, djalin e pronarit Marjon, bashkë me familjen. Drejt aeroportit, ata udhëtuan me dy automjete, njëra tip Audi me targë, AA478 PV dhe tip RANGE ROVER, me targa AA 040 OJ, në pronësi të biznesmenit Petrit Celaj. Në kthim, përpara se të hynin në tunelin e Krrabës, policia rrugore ndaloi për verifikim automjetit tip Audi, që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Pas kësaj ata vijuan rrugën.

Në këtë kohë, në tunelin e Krrabës, drejt Elbasanit, udhëtonte, edhe një automjet tip Fiat Punto, që drejtohej nga Kristaq Peqini, dhe si pasagjer Sokol Tola. Brenda tunelit, ata vunë re se drejt Elbasanit po udhëtonin njëri pas tjetrit tri automjete. Pasagjerit në mjetin e fundit, Tip Golf 6, ata i kishin parë në dorë, një armë zjarri pistoletë, me të cilën godiste xhamin e makinës së tij në formë kërcënuese ndaj tyre, duke e përsëritur këtë veprim disa here. Duke u ndjerë të kërcënuar, pasi u është afruar edhe drejtuesi I automjetit Range Rover, Sokol Tola i ka telefonuar punonjësit te Policisë, Ervin Ballaci.

“Koli jam më ndihmo, se më kanë dalë dy makina e më kanë bllokuar rrugën ne brendësi të tunelit. Është një Range Rover dhe një Audi me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar”- ka thënë ai.

Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kriminale që udhëhiqeshin nga zv.drejtori i policisë, Elbasan, Gjergj Oshafi, të cilat mbështeteshin edhe nga dy grupe Shqiponja, dolën në Aksion, duke bllokuar hyrje-daljet kryesor të qytetit.

Në rrugën para tregut Agroushqimior, punonjësit e policisë konstatuan në lëvizje në kah të kundërt me ta, automjetin Range Rover dhe i bënë shenjë të ndalonte. Nga krahu i pasagjerit zbriti një person me një radiomarrëse në dorë, të cilën tentoi tja linte rojës së tregut.

Por veprimi u ndalua nga Policia. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ndodhej në pronësi të biznesmenit Petrit Cela dhe personat që udhëtonin në të u identifikuan si Ledio Zabeli dhe Endri Copja. Policia vendosi ti shoqëronte, edhe pse ata kundërshtonin ashpër. Në këto momente, mbërrin me shpejtësi një automjet tip Audi, me targa AA 795 EP, e cila hyri me shpejtësi mes makinave të policisë, duke goditur njërën prej tyre. nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në drejtim të këtij mjeti ishte Suel Cela, djali i biznesmenit Petrit Cela. Pas këtij momenti, dera e Tregut u kyc, për disa kohë derisa mbërriti pronari.

Këto veprime, – sipas prokurorisë vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndpodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.

Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndpodhura në Elbasan. Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjes, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo. Por, prokuroria nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre në këto krime të rënda.

/a.rada

Next Post
Shuhen shpresat për futbollistin Emiliano Sala

Shuhen shpresat për futbollistin Emiliano Sala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In