Një 29-vjeçar është arrestuar sepse ka dhunuar motrën e tij dhe ka shkatërruar një sërë orendish në banesë. Mirëpo, nuk ka mbetur këtu. Ai është shoqëruar në Komisariatin nr 2, ku nga sa mësohet ka nisur të shkatërrojë edhe kamerën në dhomën e shoqërimit dhe tabelat identifikuese, duke rënduar pozitën e tij.
Bëhet fjalë për të riun e identifikuar me inicialet E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, njofton Policia.
/f.stafa