• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përfshirja e mundshme e vaksinave kineze në COVAX do të sjellë përfitime për më shumë vende”

by A R
04/05/2021 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) u shpreh të hënën se rastet e reja të COVID-19 janë rritur globalisht për javën e nëntë radhazi, ndërsa numri i vdekjeve gjithashtu është rritur për gjashtë javë me radhë, pas shtimit të fundit të rasteve në Indi.

Lufta globale është përkeqësuar nga shpërndarja e çekuilibruar e vaksinave në botë, pasi vendet perëndimore kanë grumbulluar vaksina, ndërsa disa vende me të ardhura më të ulëta nuk kanë marrë asnjë dozë.

Përballë këtij mosekuilibrimi, Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se COVAX-i – nisma globale për ndarjen e vaksinave – është ende mundësia më e mirë për shumë vende me të ardhura më të ulëta për të vënë nën kontroll pandeminë.

Sidoqoftë, përkeqësimi i situatës së COVID-19 në Indi kërcënon furnizimin e vaksinave për COVAX-in, pasi India e ka zhvendosur fokusin nga prodhimi i vaksinave për COVAX-in te dhënia përparësi kërkesave të qytetarëve të vet.

Sidoqoftë, mungesa e vaksinave mund të përfundojë së shpejti, pasi organizata globale e shëndetësisë do të shpallë vendimin mbi kërkesat e kompanive kineze “Sinopharm” dhe “Sinovac” për listimin për përdorim emergjent të vaksinave të tyre të COVID-19 brenda javës së ardhshme.

Kina mund të bëhet kështu i pari vend joperëndimor, vaksinat e së cilës marrin miratimin e OBSh-së.

Vaksinat kineze, veçanërisht ajo e “Sinovac”-ut, janë vlerësuar lart nga vendet që i kanë përdorur ato.

Në mes të prillit, studimet në disa vende, përfshirë Kilin dhe Turqinë, treguan se vaksina e “Sinovac”-ut ishte efektive kundër virusit, ndërsa në fillim të prillit, një vaksinë e “Sinopharm”-it mori certifikatën e parë të Praktikës së Mirë të Prodhimit (GMP) nga autoritetet hungareze.

Në muajt e fundit, vendet në Azi, Afrikë, Evropë, Oqeani, Amerikën Latine dhe Karaibe kanë marrë të paktën një dërgesë të vaksinave kineze.

Next Post
Mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos/ Deputetët të gjithë në këmbë

Mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos/ Deputetët të gjithë në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In