Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga oxhaku i një banese private.
Fatmirësisht, paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.











