Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kombinat, nga ai cili ka humbur jetën një i moshuar nga asfiksia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit
Njoftimi i policisë
Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.