Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por forca të shumta policie dhe zjarrfikëset shkuan në vendin e ngjarjes.
Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit./m.j