Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen 5 maji në Elbasan. Zjarri u pikas vetëm pak minuta më parë.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.
Dëme në njerëz nuk ka por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./b.d