Automjetit i Shefit të Policisë Rrugore në Gjirokastër Arten Hoxha është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Hoxhës ku mjeti ishte i parkuar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë vetë Hoxha ka deklaruar se nuk kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Ai ka shprehur dyshimet se mund të kemi të bëjmë me defekt teknik të mjetit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./a.m.










