Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Thanë-Përrenjas.
Mjeti i llojit benz ka qenë duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Përrenjasit kur një masë elektrike në motor ka bërë që makina të përfshihet nga flakët.
Drejtuesi i mjetit N. Gjoka 65 vjeç nga Durrësi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shpëtuar nga dëmtimet.
Zjarrfikësit e Përrenjasit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit, ndërkohë që po bëhet edhe larja e rrugës pasi prania e vajit mund të shkaktojë të tjera aksidente në këtë zonë.
Policia gjithashtu nisi hetimet rreth kësaj ngjarje për të zbardhur shkaqet e djegies së mjetit.
/a.r