Flakët e zjarrit përfshijnë nënstacionin elektrik në Bradadesh të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për fikjen e flakëve, duke bërë që situata të mos përkeqësohet.
Shkak i flakëve të zjarrit u bë transformatori që shërben për furnizimin me energji elektrike.
Dyshohet se shpërthimi në flakë erdhi për shkak të ngarkesës së krijuar nga temperaturat e larta.
/a.r