Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajsh ka mbetur e dëmtuar pas një zjarri të rënë në banesë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh.
Foshnja është transportuar në QSUT dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.











