• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Performojnë mbi 100 artistë/ Rikthehet “Cloud Fest”, nga ahengu ‘tirons’ tek muzika e lehtë dhe tangot shqiptare

by Ardit Rada
20/07/2020 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse mendon se vetëm në bregdet bëhet nami gjatë verës e ke gabim, sepse aktivitet në Tiranë nuk kanë të mbaruar. Festivali i Resë ose “Cloud Fest” i organizuar nga Bashkia e Tiranës rikthehet për të katërtin vit radhazi nga data 21 korrik- 02 gusht. Duke respektuar të gjitha kushtet e pandemisë, përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit do të ndërthuren më së miri dy ekstremet e kulturës (artit, muzikës,dancit dhe ndërthurjeve të tyre) një larmi disiplinash, qasjesh, e deliri artistik shqipëtar me mbi 100 artistë nga Tepelena e deri në Gjakovë -veterane të traditës sikur HEKURAN XHAMBALI GOLIKU i Tepelenës apo skenës së artit bashkohor,sikur artisti KLOD DEDJA, apo koregrafi GJERGJ PREVAZI apo muzikanti I shquar ROBERT BISHA, por aq sa edhe të rinj të skenës sikur artistët e Performancës dhe artit bashkohor BLENDI SHAHU, SARAH FERHATI dhe BURIM TEFALICA apo kërcimtari/koreografi FJORALD DOCI , VERONICA CHATZOPOULO dhe muzikantë të traditës sikur violinist ERALDO FETO, kontrabasisti DRITAN HEKURANI ,apo GRUPI BRIOS te rinj nga Shkodra me Rock and Rollin e tyre. Artisti i njohur Pejan-Ndërkombëtar SISLEJ XHAFA do të jetë një nga pjesëmarrësit special. Kori i Resë apo Kori Amator i Tiranës, i krijuar 1 vit më parë sigurisht nuk mund t’i mungojë këtij edicioni.
Ndërkaq këngëtarja Jolanda Tralo e cila me zërin e saj të mrekullueshëm dhe një repertor të pasur të valseve, tangove dhe muzikës së lehtë shqiptare, do të na risjellë atmosferën e bukur të mbrëmjeve të vallëzimit në Tiranën e viteve 70-80 dhe në një tjetër natë do I dedikohet Serenatave korçare.
Për të përmbylluar këtë listë të gjatë me aktivitete, do të vijë për publikun kryeqytetas edhe Ahengu tirons dhe Ansambli me i ri i krijuar rishtaz i quajtur TIRANA -TIRONA ALL STARS me super yjet këngëtare dhe instrumentistë si Ismail Kavaja( Klarinete), Hekuran Xhambali( Klarinete), Rafail Caka(fizarmonike), Pëllumb Meta( Tarabuk), Eraldo Feto( Violin), Dritan Hekurani(Kontrabass), Gentian Muhaxhiri(Bass), Adriatik Celmeta (llahute), Artur Yzeiri( llahute), Neki Kastrati( dajre), Iris Bega (këngëtar), Rik Buneci (këngëtar),Xhemal Kodra(këngëtar), Ilir Tafaj( këngetar), Arben Tafaj (këngetar) që do të ofrojnë një koncert të paharruar me muzikën më të mirë tironse.

Next Post
Skënder Brataj e konfirmon: Shkak kryesor për vdekjen e Nehat Kullës ishte Covid-19

"Jo mjekim interneti për COVID", Brataj apel qytetarëve: Nuk ekziston betadinë për shpëlarje fyti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In