• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Performancë e suksesshme e “Traversing the Balkans” në Shqipëri

by Java News
26/09/2021 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Turi  i transmetimit të këtij filmi austriak në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastës u organizua nga shoqata DoART me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë në Tiranë.

Këtë javë në Qendrën Kulturore Rinore “Arka” në Shkodër, Ambasada e Austrisë organizoi premierën e filmit “Traversing the Balkans” nga Rdeca Raketa, Maja Osojnic dhe Karl Wratschko. Ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza.

Për afro një orë të pranishmit patën rastin që të shikonin këtë film në bardh e zi të epokës pa zë që përmbante fragmente ngjarjesh dhe pamjesh nga ish Perandoria e Austro-Hungarisë dhe shteteve ballkanike në përbërje të saj e deri në ceremoninë e varrimit të Franc Ferdinandit i cili sic dihet u vra në një atentat në Sarajevë në qershor 1914, c’ka u bë shkak për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Sipas Drejtore Ekzekutive të “DoART”, regjisores Iris Canaj:

“Këto filma do t’i paraqiten publikut shqiptar gjatë turneut përgjatë Shipërisë dhe do të shoqërohen muzikalisht live nga Matija Schellander (Modularer Synthesizer & Elektronik). Mbrëmjet do të prezantohen nga Karl Wratschko.”

Më tej duke u ndalur më në detaje, Canaj u shpreh:

“Në një tur qytetesh nga Vjena në Turqi, u mblodhën filma pa zë, që kanë të bëjnë me Europën Juglindore, ndër të tjera edhe një film i vitit 1914 mbi Shqipërinë. Të gjithë këto shfaqen të shoqëruar me muzikë bashkëkohore. Së bashku krijojnë një “Road Movie historik“ që trajton me një këndvështrim kritik temën e Ballkanit. Shumica e filmave trajtojnë kohën e Luftës së Parë Botërore, por duke mos i dhënë vëmendje kryesore ngjarjes. Ndër të tjera do të paraqiten filma udhëtimi, xhirime amatore, kronika lufte, kronika, filma reklamues turistik dhe filma propagandues. Konkretisht këto filma u dhanë më dt 22 shtator, tek „Reja“ në Tiranë, më 23 Shtator, te qendra “ARKA, në Shkodër dhe më 24 shtator „Te Kube“, në Gjirokastër. Shfaqja e tyre u zhvillua në respektim të masave aktuale Anti-COVID 19.”

Filmat e transmetuar në fjalë për publikun shqiptar janë marrë nga arkivat dhe ndër to, ka edhe pamja nga Tirana e viteve 1914, ku dallohen qartazi Monumentet e Kulturës që qëndrojnë ende stoike, pavarësisht ndryshimeve ndër vite që ka pësuar qyteti. Edhe pse xhirimet i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore, ne nuk shohim gjak apo luftë fizike, përkundrazi, shohim jetën njerëzore gjatë atyre viteve. Si atëherë në luftë, por edhe tani në pandemi, njerëzit martohen, gëzohen, lindin fëmijë. Pikërisht ky këndvështrim pozitiv, është mesazhi që edhe artistët duan të japin me këtë performancë audio-vizuale.
Muzika elektronike e luajtur live, u dha një tjetër shans këtyre xhirimeve, të shihen më së shumti nga audienca, duke i bërë bashkëkohore, pavarësisht viteve.

Performancat patën mbështetjen e Ambasadës së Austrisë në Tiranë ndërkohë që turi në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastës u organizua nga shoqata DoART. Të tre performncat u pritën mirë nga publiku që i konsideroi si mjaft interesante nga spektatorët filmdashës dhe mikpritës kundrejt eventeve kulturore edhe në përgjithësi..

ARBEN  LAGRETA

Next Post
Borell thirrje Kosovës e Serbisë: I papranueshëm çdo provokim! Hiqni menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat

Borell thirrje Kosovës e Serbisë: I papranueshëm çdo provokim! Hiqni menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In