• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përforcime, masa shtesë në Uashington në përgatitje për inaugurimin/ Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po…

by Java News
12/01/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden. Ndërkaq, kryebashkiakja e Uashingtonit ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie.

Pas skenave të dhunshme të javës së kaluar në Kapitol kur ligjvënësit po numëronin votat elektorale të zgjedhjeve presidenciale për të certifikuar fitoren e zotit Biden, Shërbimi Sekret njoftoi të hënën se do të fillonte operacionet speciale të sigurisë që më 13 janar në vend të datës së parashikuar për 19 janar.

Garda Kombëtare konfirmoi të hënën se do të dërgojë deri në 15,000 trupa për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit. Kjo shifër përfaqëson një rritje dramatike krahasuar me 8,000 trupa që u dërguan për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, zoti Biden tha të hënën se nuk është i shqetësuar për Ditën e Inaugurimit.

“Nuk jam i shqetësuar që të bëj betimin jashtë (para Kapitolit),” tha ai duke shtuar se ata “që angazhohen në akte të dhunshme kundër shtetit dhe kërcënojnë jetë njerëzish” duhen mbajtur përgjegjës.

Ndërkaq, të hënën, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë me televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar.

Në komentet për shyp të hënën, zonja Bowser tha se i kishte dërguar një letër Presidentit Trump ku i kërkonte të shpallte “përgatitje për gjendje emergjente” për Uashingtonin para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar.

Të hënën në mbrëmje Presidenti Trump miratoi kërkesën e kryebashkiakes së Uashingtonit për të shpallur “përgatitjet për situatë emergjente” që autorizon mobilizimin e burimeve federale për të garantuar sigurinë në kryeqytet gjatë inaugurimit të presidentit të ri.

Zonja Bowser i ka shkruar edhe kreut të Departamentit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar që agjencia e tij të modifikojë reagimin e saj në disa mënyra për ceremoninë e inaugurimit.

Zonja Bowser ka kërkuar që periudha e masave speciale të sigurisë që zbatohet për ceremoninë e inaugurimit, të zgjatet nga 20 deri më 24 janar. Ajo ka kërkuar që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të bashkërendojë dislokimin e një force sigurie që do të ketë për detyrë të mbrojë objektet federale.

Kryebashkiakja ka kërkuar që edhe Departamentet e Mbrojtjes dhe Drejtësisë të përfshihen në këto masa, përfshirë edhe Kongresin dhe Gjykatën e Lartë. Ajo tha se kjo bëhet për t’i dhënë mundësi policisë së Uashingtonit të përqëndrohet në mbrojtjen e rendit në qytetin e Uashingtonit.

Zonja Bowser po ashtu i ka kërkuar Departamentit të Pasurive Kombëtare që jep leje për aktivitete publike në parqet dhe sheshet e Uashingtonit, të mos japë leje për tubime deri pas datës 24 janar.

Zonja Bowser tha se një deklaratë e ngjashme në përgatitje për një situatë emergjente ishte nxjerrë në 2009, para inaugurimit të Presidentit Obama. Kreybashkiakja nënvizonte “kërcënime të reja për akte nga terroristë të brendshëm” në letrën e saj.

Autoritetet e administrimit të kryeqytetit Uashington nuk kanë kompetenca mbi territorin ku ndodhet Kapitoli dhe institucione të tjera federale./VOA

g.kosovari

Next Post
“Fundi i tunelit s’është larg”/ Mesazhi i Kalos pas vaksinimit: Vera e vitit 2021 do të jetë…

“Fundi i tunelit s'është larg”/ Mesazhi i Kalos pas vaksinimit: Vera e vitit 2021 do të jetë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In