Kryeministri Edi Rama u ka dërguar letër kryetarëve të Bashkive ne vend, ku i bën me dije se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdorë për të mbjellë pemë në territorin e tyre.
Letra i është dërguar edhe kryebshkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet që të bashkëpunojë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
Theksojmë se PS ndërmori këtë nismë gjatë kësaj fushate elektorale, ku u ra dakord se në vend të posterave e fletëpalosjeve, do të mbillnin pemë në njësitë vendore./m.j