• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfitoi tokë ndërsa ishte në kërkim, hetohen dy kontratat e Balilit të firmosura nga Panariti

by Java News
07/01/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi pasuror ndaj Kelmend Balilit ka shtrirë efektin dhe tek dy kontratat që nipi i Balilit, Albini dhe e fejuara e këtij të fundit Xhesjana Ballaci, kanë lidhur me ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qera për 90 vjet të dy sipërfaqeve tokësore në Piskovë të Përmetit dhe Delvinë.Pak ditë më parë një grup hetimor pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestruan të gjithë dokumentacionin në ministrinë e Bujqësisë, së bashku me planvendosjen e pasurive tokësore të mara me qëra. Pritet që në dobi të këtij hetimi të pyetet djali i Bashkim Balilit, Albin Balili dhe e fejuara e këtij të fundit, Xhesjana Ballaçi.

Në dokumentacionin që ka sekuestruar prokuroria rezulton se në letra fituesit e kësaj toke bujqësore rezultojnë të jenë dy 22 vjeçarë të fejuar me njëri-tjetrin, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me  bujqësinë apo me agro-kulturën. Se çfarë kriteresh kanë përdorur këta të rinj që janë kualifikuar si fitues të sipërfaqes së tokës shtetërore, kjo mbetet për tu parë gjatë hetimit në vijim të nisur tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht po heton vllezërit Balili për pasurinë.

Dokumentat
Pasi i ka dhënë një sipërfaqeje toke prej 21,4 hektarësh në Buronjë, Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga ministri i LSI Edmond Panariti, sërish një vit më vonë i ka dhënë edhe 90.466 hektarë të tjera në Piskovë të Përmetit,nipit të Klement Balilit. Por këtë herë, Bashkim Balili ka zgjedhur një mënyrë më të rafinuar me qëllim për të mos dalë mbiemri i familjes në dokumenta.Në kontratën e dytë, ministria ka firmosur dhënien me qira për 90 vite, të 90.466 hektër tokë, djalit 22 vjeçar të Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit.

Por 22 vjeçari, nipi i Klement Balilit,gjashtë muaj më parë kompaninë fituese të kësaj toke “ALB Univers 95” ia ka kaluar me kontratë dhurimi, në pronësi të  fejuarës së tij, Xhesjana Ballaci. Dhe pas kësaj procedura në datën 6 korrik 2016 Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar kontratë me “ALB Univers 95”, të përfvaqësuar jo nga Balili por nga Ballaci, për dhënien me qëra të sipërfaqes prej 90.466 hektarë tokë në Përmet.

kontrata
kontratat
(Kontratat e Balilit me Ministrinë e Bujqësisë)

39 pasuri të sekuestruara
Konkluzioni i prokurorisë është që pasuritë që gjenden nën emrin e Kelmend Balilit “janë të fituara përpara përfshirjes së tij në aktivitetin kriminal, ndërsa shumica e pasurive është e regjistruar në emër të vëllai të tij Bashkim Balili”. Prokuroria del në konkluzionin se nga të 39 pasuritë e vendosura në sekuestro dhe që i përkasin kryesisht Bashkim Balilit, “një pjesë janë krijuar pas përfshirjes të të hetuarit në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike”. Prokuroria e argumenton më tej kërkesën e sekuestros me konkluzionin se “nga hetimi provohet se këta të fundit dhe familjarët e tyre nuk kanë të ardhura të cilat mund të justifikojnë një pasuri të tillë”.

Prokuroria e argumenton kërkesën e saj për sekuestro pjesërisht me dyshimin se pronat mund të tjetërsohen në rast se ato nuk sekuestrohen. Sipas prokurorisë, ka një lidhje mes hapjes së hetimeve ndaj Kelmend Balilit dhe veprimeve të Alma Balilit për të mbyllur kompaninë Santa Quaranta dhe për të dhuruar aksionet e “Balili-KO”. “Një nga elementët ilustrues në këtë drejtim është fakti se me marrjen dijeni të hetimeve, në datë 18.05.2016, bashkëshortja e të hetuarit Kelmend Balili ka hequr dore nga aksionet e shoqërisë “Balili Security”.

Edhe në rastin e objektit Ish-Kampi i Puntorëve, sot rezidenca “Santa Quaranta”, ekziston kushti i tjetërsimit të saj duke parë dhe kalimin e saj në korrik të vitit 2016 si aset i shoqërisë “Balili-Ko” sh.p.k,” thuhet në kërkesën e prokurorisë. Kelmend Balili është zyrtarisht i shpallur në kërkim në Shqipëri, por policia thotë se disa operacione të kryera gjatë muajve të fundit në kërkim të tij kanë rezultuar të dështuara./ Burimi shqiptarja

a.ç

Next Post
‘Të udhëtosh dhe të buzëqeshësh’, Revista franceze promovon Shqipërinë

'Të udhëtosh dhe të buzëqeshësh', Revista franceze promovon Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In