• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri ngre alarmin: Në dimër do të preken dhe moshat e reja, ja çfarë thotë për testimet

by Ardit Rada
04/07/2020 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjet çdo ditë që po regjistron COVID në Shqipëri, mund të frenohen edhe pa shkuar në izolimin total 2 mujor që vendi ynë kaloi në kulmin e pandemisë.

Por për të shmangur rimbylljen, duhen masa strikte. Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, në një intervistë për Report TV, thotë se vëmendja duhet treguar në radhë të parë tek institucionet shëndetësore.:

“Deri tani jemi ende nën numrin 100 të shtruar në spital dhe kjo është një situatë që ka qenë pak a shumë kontastante, megjithatë ka shumë mënyra që mund ta kontrollojmë këtë situatë pa qenë e nevojshme që të kalojmë në mbyllje totale sërisht por vetëm me masa të caktuara.

Është shume e rëndësishme që të merren të gjitha masat parandaluese dhe sidomos në ambjente të tilla sic janë instituciontet shëndetësore, spitalet, qendrat shëndetësore e kështu me radhë.

Gjihashtu theksojmë rëndësinë e të gjitha masave mbrojtëse në kompani të ndryshme industriale, në restorante, në bare dhe të gjitha ato ambjente ku kemi një numër të madhë njerëzish të cilët mblidhen aty”.

Por çfarë nënkupton OBSH kur thotë se e keqja nuk ka ardhur akoma? Ardhja e dimrit parashikon skenarin më të keq: Prekjen e moshave të reja.

“Mbas stinës së verës do të kemi shumë shpejt dimrin dhe sic e dimë gripi është një nga sëmundjet që shfaqet më tepër në dimër sepse njerëzit rrinë më tepër në dhoma të mbyllura për një kohë më të gjatë dhe sigurisht që do të rezultojë në një numër më të lartë të sëmurësh dhe në mosha të reja, kryesisht nga 18-50 vjec.

Ky është skenari le të themi, situata më e keqe që ne kemi parashikuar dhe të shpresojmë, shpresojmë shumë që një vaksinë të arrijë të bëhet e mundur ndoshta për një periudhë maksimale një vjeçare”, shprehet Menne.

Teksa në Shqipëri autoritetet nuk kanë ende një vendim për maskat me detyrim, përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, ka një sugjerim:

“Të gjithë personat që janë mbi 60 vjec duhet të mbajnë patjetër maskë, cdo person që ka një sëmundje duhet të mbajë maskë. Nëse shkoni në spital dhe shikoni se një mjek apo infermier nuk ka maskë, ju lutem ngriheni zërin dhe bëjani të ditur këtë domosdoshmëri atyre”.

Çështjes të shumëdebatueshme në Shqipëri për shtimin e testimeve, doktoresha i përgjigjet:

“Nëse rrisim testimet nuk do të thotë se patjetër do të kemi më pak njerëz të infektuar. Mesazhi është i qartë, izolohuni, karantinohuni dhe pastaj mund të testoheni. Vetëm nëse keni simptoma gjatë izolimit, gjatë kësaj periudhe karantine do të testoheni. Pra nuk është vetëm që në fazë të parë testim testim testim”.

Por përse Shqipëria u fut në “listën e zezë” të BE-së duke na mbyllur kufijtë?

“Ne gjithmonë jemi të kujdesshëm që të parashtrojmë se cilat janë vendet që kanë një rritje të rasteve apo ulje të rasteve dhe ajo që kemi patur në një tabelë të fundit ishte paraqitje e 11 shteteve në mënyrë të cilësuar të cilat kishin një rritje të menjëhershme të konsideruar të rasteve, është marrë për bazë një mesatare progresive, 16 persona të infekuar për 100 mijë banorë dhe Shqipëria kishte 30 persona të infektuar për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja evropiane luhatej diku tek 15-16-17 persona të infektuar për 100 mijë banorë”.

Për doktoreshën Menne përgjegjësia e luhatjeve në shifrat e infektimeve është edhe e vetë qytetarëve. “Është shumë e rëndësishme që të forcohen të gjitha masat paraprake dhe mbi të gjitha të ruhet distancimi fizik. Ju të rinjtë keni një rol kryesor në të gjithë këtë proces, për tu mbrojtur, për tu ruajtur dhe për të mos u infektuar, sepse jeni ju të rinjtë që me anë të propagandës, në mediat sociale, në komunikimet tuaja ti transmetoni të tjerëve të gjitha këto mesazhe, duke mbrojtur veten tuaj ju mbroni nënë tuaj, babanë tuaj, gjyshin, gjyshen, të gjithë njerëzit që keni pranë. Ky është mesazhi im kryesor për të gjithë ju për të gjithë njerëzit e këtij vendi të mrekullueshëm”.

Në intervistën e saj për Report TV, përfaqësuesja e OBSH Bettina Menne tregon se aktualisht ka 18 vaksina kandidate, njëra është në fazën 3, pra në fazën e fundit.

/e.rr

Next Post
Karçanaj publikon shifrat e e-Albania: 59 mijë aplikime online për pasaporta biometrike në 1 muaj e gjysmë

Karçanaj publikon shifrat e e-Albania: 59 mijë aplikime online për pasaporta biometrike në 1 muaj e gjysmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In