Pasi e vizitoi stadiumin e qytetit në Prishtinë, zyrtari i UEFA-s, Trygve Bornø e ka vizituar edhe Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan zeri.info.
Sipas Ibër Alajt, drejtor i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Sportit, mysafiri nga shtëpia e futbollit evropian është befasuar me progresin e punimeve sipas kategorisë së dytë bazuar në Rregulloren e UEFA-s në stadiumin kryesor të Mitrovicës.
“Ai e përgëzoi MKRS-në dhe FFK-në në realizimin e punimeve sipas standardeve dhe premtimit të mbajtur që për 45 ditë të kryhen punimet!
Suksese klubeve që janë kualifikuar për gara evropiane!”, ka shkruar Alaj.
Trepça ’89 dhe Prishtina do ta prezantojnë Kosovën në garat evropiane këtë sezon dhe të dyja skuadrat do të luajnë si vendës në stadiumin “Adem Jashari”. (b.an)