• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer do të vizitojë Kosovën

by Java News
11/09/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është emëruar edhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Megjithatë, ende nuk është caktuar data se kur Palmer do të qëndrojë në Kosovë.

“I Dërguari special Matthew Palmer planifikon të vizitojë Kosovën. Sidoqoftë, data e vizitës së tij nuk është caktuar ende”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për Gazetën Express.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e përfaqësuesit special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Matthew Palmer më 30 gusht të këtij viti, me një vendim të sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, është emëruar si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar në faqen e Departamentit të Shtetit, thuhet se roli i Palmerit do të jetë që të drejtojë përpjekjet amerikane për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe në përqendrimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet Perëndimore.

Pavarësisht emërimit si përfaqësues special, Palmer do të vazhdojë të shërbejë si Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit në zyrën për çështje që ndërlidhen me Evropën dhe Euroazinë, pozitë kjo të cilën e mbanë që nga viti 2018. Më herët Palmer ka qenë drejtor i Zyrës për Jugun e Evropës Qendrore.

g.kosovari

Next Post
Turku përplaset me Prokurorinë për jahtin dhe tregon telefonatën me kapitenin: Jam afër Durrësit më tha, por…

Turku përplaset me Prokurorinë për jahtin dhe tregon telefonatën me kapitenin: Jam afër Durrësit më tha, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In