Përfaqësuesi amerikan në Këshill të Sigurimit të OKB’së tha se misionin ndërkombëtarë i UNMIK’ut vazhdon të ketë shpenzime për funksionimin e saj në Kosovë, edhe pse realiteti është ndryshe nga viti 1999 kur ky mision filloi punën dhe nga periudha e vitit 2008 kur u ristrukturua.
“Ne jemi të vetëdijshëm për disa tendenca për incidente, por dimë edhe se ka pasur rezultate që janë arritur përmes dialogut”, tha ai duke aluduar në fërkimet e fundit mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Këto komenti ai i bëri në mbledhjen e parë të këtij viti të KS të OKB’së për Kosovën, citohet “GazetaExpress”. (b.an)