• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësuesi i OSBE: Problem statusi ekonomik i gazetarëve, mungesa e kontratave sjell vetëcensurë

by A R
14/02/2018 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e medias, Harlem Desir, ka mbyllur vizitën në Shqipëri me disa mesazhe të qarta rreth vështirësive të gazetarëve.

Zyrtari i lartë deklaroi se statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Më tej, ai theksoi se mosekzistenca e kontratave të punës, vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure.

Desir i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetaren e zëvendëskryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, prej ku vuri theksin te rëndësia e promovimit të një peisazhi mediatik të fortë dhe pluralist, për cilësinë e informimit, respektimin e pavarësisë së gazetarëve, mbrojtjen e statusit ekonomik dhe social të gazetarëve, si dhe për reformën e transmetuesit publik RTSH.

“Statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Mosekzistenca e kontratave të punës dhe vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure”, tha Désir, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të punës të gazetarëve.

Përfaqësuesi u takua edhe me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Gentian Sala, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi, kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Kristaq Traja, si edhe me analistë të shumë të medias dhe gazetarë për të dëgjuar mendimet e tyre për çështjet aktuale dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në degët e tyre përkatëse të skenës së medias në Shqipëri.

“Më vjen mirë për disa ndryshime pozitive në RTSH, gjatë viteve të fundit, si dokumenti i parimeve editoriale, statuti i ri dhe strategjia e zhvillimit. Megjithatë, ky vrull pozitiv duhet të përdoret për të përfunduar plotësisht ristrukturimin e transmetuesit publik dhe për të kapërcyer sfidat aktuale, përfshirë procesin e dixhitalizimit”, tha Désir.

Në përfundim të vizitës së tij, Désir vlerësoi marrëdhënien shumë të mirë dhe konstruktive të autoriteteve shqiptare me Zyrën e tij dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, si dhe ofroi ndihmën e tij për të mbështetur e përmirësuar më tej peizazhin mediatik në vend./a.m.

Next Post
Si të kuptoni se ju tradhton partneri? Studiuesit: Ja disa shenja

Si të kuptoni se ju tradhton partneri? Studiuesit: Ja disa shenja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In