• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfaqësuesi i Berishës: Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën e zgjedhim kryetarin e ri! Do marrim në administrim selinë blu

by Java News
07/12/2021 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Report Tv këtë mbrëmje në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, temë diskutimi ishte kriza në PD, teksa na ndajnë tre ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuar në studio ishin opinionisti Arben Meçe, ish-anëtari i Kryesisë së PD Gent Malko, përfaqësuesi i ‘Foltores’ së Berishës, Indrit Hoxha dhe gazetari Ylli Pata.

Përfaqësuesi i ‘Foltores’, Indrit Hoxha tha se nesër është takimi i fundit para datës 11 të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai deklaroi se ‘Foltoret’ do të vijojnë edhe pas Kuvendit ndërsa me dije se do të ketë dhe rreth 90 ‘Foltore’ të tjera. Sakaq, ai tha i prerë se më 11 dhjetor Basha do shkarkohet dhe do zgjidhet një kryetar i ri dhe do marrin nën administrim selinë blu.

“Të qënit në opozitë do të thotë të jesh në fushatë gjatë gjithë kohës për të treguar projektin politik të PD dhe alternativën qeverisëse të së nesërmes. Më 11 dhjetor ka një Kuvend të thërritur nga anëtarësia e delegatëve të PD. Me shumë mundësi Kuvendi do mblidhet në ‘Air Albania’, në varësi të motit, nuk janë totalisht gjërat në dorën e organizatorëve. Shumë e turpshme sa e ka çuar Basha numrin e anëtarëve të Kuvendit që janë rreth 7800 delegatë. Nuk ndodh në asnjë parti europiane të ketë një Kuvend me 7800 delegatë dhe s’ka sallë në Shqipëri që të mbaje 7800, prandaj u mendua ‘Air Albania’ që çdo delegat të marri pjesë, të propozojë. Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite.”-tha Hoxha.

Më tej ai bëri me dije se Kuvendi do nisë rreth orës 10 paradite por mund të vazhdojë në varësi të propozimeve dhe theksoi se në disa nga propozimet është i ashtuquajturi ‘Neni Basha’, pra kush humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk duhet të jetë drejtues i PD, kur humbet zgjedhjet lokale mund të propozohet versioni për tu votëbesuar nga anëtarësia, vendim të cilin e ka thënë dhe Berisha në ‘Foltoret’ e tij.

“Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.”-tha ai.

Pyetjes nëse do hidhet në votim shkarkimi i strukturave, tha se do votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

“Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike.”-tha Hoxha.

Opinionisti Arben Meçe deklaroi se filozofia e gjëse sipas atyre të ‘Foltores’ është që ‘ne jemi shumica dhe bëjmë çfarë na ka qejfi ne’.

“Debati që po zhvillohet tani është që janë apo s’janë shumica. Këta s’mund të shkojnë në kongrese pa legjitimuar përpara se të bëhet. ‘Do ketë’ është pak e debatueshme sepse një institucion mblidhet dhe nuk vendos për veten e vet. Në debat është nëse ky institucion do mblidhet ose jo. Nuk ka sens që ne do mblidhemi dhe do legjitimojmë veten tonë. Këtë e kanë kapërcyer, kanë thënë se ne në Kuvend do bëjmë verifikim e mandateve, por s’bëhet, vetëm kur është deklaruar Kuvendi. Që kur nuk legjitimohet mbledhja e Kuvendit, automatikisht janë të debattueshme vendimmarrjet e Kuvendit. Çdo proces që sështë i legjitimuar, çdo vendimmarrje është deilegjitime. Foltorja e Berishës po dominon sot PD-në. Brenda logjikës që u trajtua ishte, ne do vijmë më 18 në Kuvend, se jemi shumicë, duke qenë shumicë e implementon dhe e bën pjesë të 18-ës. Partia qendron solide dhe debati qendron brenda partisë.”-tha Meçe.

Për ish-anëtarin e kryesisë së PD, Gent Malko, tha se teknikisht nuk ka asnjë mundësi që atë ditë të zgjidhet kryetari i ri. Ai theksoi se duhet të ketë një garë të ndershme dhe të barabartë.

“A do bëjnë garë kandidatët apo jo? Nuk besoj se ndodh dhe nuk do merrem me detaje teknike. Është një ismbolikë, Kuvendi zhvillohet më datë 11, duke ju referuar themelimit të PD. Më vjen në mëndje se më 11 lindi, më 11 vdes, kështu duket. Kuvendi i datës 11 mendoj që është data e vdekjes së PD, asaj PD-je siç e shohim ne sot. Do prodhojë copëza, por data zyrtare e vdekjes mendoj se do jetë kjo datë e lindjes.”-tha Malko.

Sa i përket firmave të delegatëve, tha se ka një antikap.

“Do vijnë delegatët, si rregull do duhej legjitimimi i kuorumit. Si rregull këtë legjitimim, verifikim e bën komisioni i madateve, komision që nuk e kemi. Komisioni i madateve do krijohet pasi njerëzit të jenë mbledhur se s’kanë mjet tjetër pasi njerëzit kanë ardhur do bëhet.”-deklaroi Malko.

Një ndërhyrje pati edhe nga përfaqësuesi i ‘Foltores’ i cili komentoi deklaratën e Bashës i cili ka thënë sot se PD dhe ai janë të përgatitur për çdo situatë.

“Peng i Ramës është ai, nuk e vendosin në diskutim demokratët këtë.”-tha ai.

Hoxha theksoi se do marrin në administrim të gjithë selinë e PD në bazë të një protokolli, dhe do ketë një leksion demokracie më 11 dhjetor pas shkarkimit të Bashës.

“Do jetë një ditë feste se do çlirohet opozita dhe Partia Demokratike.”-deklaroi Hoxha./m.j

Next Post
Donaldi ‘harron’ përfundimisht Borën: U ndjeva keq për Trixën, u duk sikur isha burrë i martuar dhe ajo mu fut në shtrat

Donaldi ‘harron’ përfundimisht Borën: U ndjeva keq për Trixën, u duk sikur isha burrë i martuar dhe ajo mu fut në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In