Presidenti i Real Madridit, i ka bërë thirrje tërthorazi yllit brazilian të PSG-së, Neymarit, t’i bashkohet Real Madridit, për shkak se, siç thotë ai, gjiganti spanjoll është klub që u ofron lojtarëve atë që është e nevojshme për ta fituar Topin e Artë.
“Duke qenë në Real Madrid, Neymari do ta ketë më të lehtë ta fitojë atë [Topin e Artë]. Madridi është klub që i ofron atë që i nevojitet një lojtari të madh”, ka thënë Perez për El Larguero, transmeton Express.
I pyetur për dhjetë çmimet e fituara në dhjetë vitet e fundit nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Perez ka thënë se është shumë e vështirë për të tjerët t’ua rrëmbejnë këtë çmim prestigjioz këtyre dy yjeve. “Është vështirë t’ua marrësh drejtimin Cristianos dhe Messit”, ka shtuar ai.
Megjithatë, ai beson se Neymar mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse luan në Real Madrid. (b.an)











