Korea e Veriut ka paralajmëruar sot Perëndimin se “po kalon vijën e kuqe” me dërgimin e tankeve për Ukrainën.
Komentet e saj vijnë pasi SHBA njoftoi planet për të dërguar tanke të avancuar beteje për ushtrinë e Ukrainës, për të ndihmuar në konfliktin me Rusinë.
Në mediat koreano-veriore ajo dënonte atë që quante “objektivi i mbrapshtë hegjemonik për zgjerimin e luftës hibride (me anë të palëve të tjera) për shkatërrimin e Rusisë”, sipas rrjeteve vendase.
Zonja Kim tha: “SHBA është krye-krimineli dhe rreziku kryesor ndaj sigurisë strategjike të Rusisë, në këtë fazë të rëndë të sigurisë rajonale”./m.j