• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Perëndimi na do, por pa non grata”/ Rama: Kandidatët e faqes së zezë do e marrin përgjigjen në 14 Maj. Mëshirë për “gërdallën” 80 vjeçare…!

by Java News
08/05/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vazhdon me takimet përmbyllëse elektorale për zgjedhjet e “14 Maj”. Së fundmi kryeministri është ndalur në Berat, ku ka prezantuar kandidatin e PS, Ervin Demon.

Rama tha se Berati vetëm sa ka filluar të zbulojë potencialin e saj ekonomik. Në lidhje me kundërshtarët politikë ai tha se ata janë faqia e zezë që do të marrin përgjigje më “14 Maj”.

Ndër të tjera kryeminsitri tha se Shqipëria është sot në sytë e botës, aq lart se nuk ka qenë  kurrë më parë, duke u shprehur se BE dhe SHBA na do, por pa non gratën.

Pjesë  nga fjala e Ramës:

Kënaqësi e veçantë që këtë takim përmbyllës të kësaj fushate në qarkun e Beratit e bëjmë në këtë shesh të ri, që ka qenë një dëshirë e vjetër e imja dhe sot është një vlerë e shtuar për qytetin, për Beratin që kur unë thosha dikur që do të jetë zona e gjysmë milioni turistëve, shumëkush thoshte ia futi kot. Por ja që ne po shkojmë drejt atij numri, dhe të jeni të bindur që kjo zonë, vetëm sa ka filluar ta zbulojë potencialin e vet ekonomik. Rritja marramendëse e turistëve është shenja më domethënëse e asaj që ata që vizitojnë Beratin presin dhe qytetarët shohin si të ardhmen tyre dhe të punojnë për të.

Kjo është fushata e parë, ku ne nuk flasim. E di shumë mirë që ka akoma pika të caktuar që kanë nevojë për të çuar ujë 24 orë, por puna më e madhe është bërë dhe tani është cështje kohe për ta përmbyllur gjithë skenën.

Dua ta përsëris, falë këmbënguljes sonë dhe durimit tuaj, ne mbulojmë ujë të pijshëm se sa mbulohej në atë kohën tjetër.

Sot nga qarku i Beratit dhe gjithë Shqipëria, kemi disafish eksporte bujqësore se në atë kohën tjetër.

Këto që ju shihni, janë prova që ne e kemi ndërtuar një shkallë tjetër dhe jemi gati për të ndërtuar shkallë të tjerë e një tjetër deri në 2030 kur do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në Turizëm.

Sot flamuri jonë është më lart se kurrë në sytë e botës dhe sot Shqipëria është me e respektuar se kurrë njëherë tjetër dhe ka arritur të jetë e pranishme aty ku disa vjet më parë askush nuk guxonte as ta imagjinonte.

Kjo ngjitje e Shqipërisë lidhet me besimin e madh që ne kemi fituar dhe mbështetjen që na japin. Ato nuk na mbështesin se jemi narkoshtet, apo vendi më i korruptuar më i madh në botë, por as se jemi bërë superfuqi, por e bëjnë këtë sepse ne i kemi bërë vend vetes.

Ne kombi shqiptar, ketë besim nuk duhet ta marrim si diçka që kemi aty dhe nuk ndryshon. Prandaj që kata miq, pa të cilët nuk ngjitemi lart, detyrohen të na e thonë me shkrim, me vulë, me zë, me figurë dhe të na e përsërisin, që ne ju mbështesim, por mes jush është dikush me emër dhe mbiemër që për ne është i padëshirueshëm, kjo do të thotë që me atë duhet të merren shqiptarët në radhë të parë sepse tanimë ai është faqja e zezë e Shqipërisë në sytë e botës dhe shqiptarët duhet që të jenë të vetëdijshëm nuk është të shkosh pas berihait, patriotike është që atë faqe të zezë ta heqësh nga çdo pasqyrë reflekton Shqipëria.

Ky faqia e zezë në “14 Maj” ka sjellë kandidatë. Këta kandidatë që kanë pranuar të përfaqësohen nga faqia e zezë, kanë turpëruar veten e vet, familjen dhe paraardhësit e tyre.

Nëse keni pak mëshirë për atë “gërdallë” 80 vjeçare, që vjen vërdall si një i marrë i fshatit, nuk do e votonin kurrë që ta ndihmonin të rrinte në shpi.

Ju këtu, e keni ndjerë sa e zezë ishte ajo faqe që kur dukej e bardhë si bora, por e kam edhe për atë pakicën.

Vijmë te Likja. Ça borxhi i kanë në Skrapar Likes, që t’i çojë atje faqen e zezë dhe t’i thotë votojeni. Kur Skrapari e ka votuar kur e ka parë si alternative të së majtës progresiste. Tani nuk mund të vazhdojë kjo punë. Çdo gjë kemi bërë unë e të tjerë për ta sjellë në rrugë të mbarë, por nuk është arritur.

Tjetra, ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia tek ne ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të dyshojmë se po bëhet me qëllim, por ama drejtësia e vonuar në Shqipëria ka akoma edhe më pak shanse të harrojë, për ata që na tregonte ofshoret. Po nuk qe marrë vetë me drogë, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot tjetrit vrasës, ose nëse si ke bërë, je në gjendje t’i bësh.

Këta kandidatët  e faqes së zezë dhe Like Floririt janë si ata violinistët që i binin, kur po binte anija poshtë.

Në 14 maj, vota është për të marrë në punë, njeriun që duhet t’u shërbejë të gjithëve në 4 vitet e ardhshme. Tani këta që mendojnë mbrapsht, prova është para syve./m.j

Next Post
Të janë shtuar kërkesat për t’u fejuar? Flet Jori Delli, ish banore e BBV: Me një djalë shqiptar…!

Të janë shtuar kërkesat për t'u fejuar? Flet Jori Delli, ish banore e BBV: Me një djalë shqiptar...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë, kam folur me familjarët…

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë, kam folur me familjarët…

January 6, 2026
Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

Arrestimi i Maduros/ Trump: Ndërpremë energjinë dhe i kapëm në befasi! Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë!

January 6, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

19 kandidatë “në kërkim” për 2 vendet në Gjykatën Kushtetuese, të gjithë në proces “vettingu” (EMRAT)

January 6, 2026
Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

January 6, 2026
Astrologjia kineze/ Viti i Kalit, çfarë do të sjellë viti 2026

Astrologjia kineze/ Viti i Kalit, çfarë do të sjellë viti 2026

January 6, 2026
SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

January 6, 2026
Lumi Ishëm del nga shtrati, situatë problematike në Fushë-Krujë/ Përmbyten qindra hektarë tokë, rrugë të bllokuara në.. (VIDEO)

Lumi Ishëm del nga shtrati, situatë problematike në Fushë-Krujë/ Përmbyten qindra hektarë tokë, rrugë të bllokuara në.. (VIDEO)

January 6, 2026
Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

January 6, 2026
VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

Arlind Qorri refuzon ftesën e Berishës, i përgjigjet me video-mesazh: Jo, jo, dhe jo…

January 6, 2026
Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In